‘Më lësho ose do të qëlloj’. Prezantuesit italian i vjedhin orën 40 mijë euro

Prezantuesi i njohur italian Stefano De Martino ka rënë pre e një grabitje.

Ora e tij ‘Patek Philippe’ e cila kap vlerën e mbi 40 mijë eurosh është grabitur nga dy persona mesditës e së enjtes në Milano.

Sipas mediave italiabe 35-vjeçarit iu afruan dy burra në një skuter të cilët përdorën, të cilët përdorën një ‘truk’.

Fillimisht ata u përplasën me pasqyrën e Mercedesit të tij dhe kur ai doli nga mjeti për ta vendosur rregulluar, i rrëmbyen orën.

 

 

Ish-bashkëshorti i Belen Ridrigues bëri denoncimin në polici, ndërsa gjatë momentit kur prezantuesi u përpoq të rezistonte, njëri prej tyre i tha: “Më lësho ose do të të qëlloj”.

Më pas dy grabitësit u larguan me skuterin e tyre. Fatmirësisht prezantuesi italian nuk pësoi aasnjë lëndim./e.t