Nesër nis ‘Tirana International Film Festival’, mbi 200 filma

Prodhime të fundit të kinematografisë botërore, disa të vlerësuar në festivale prestigjiozë, siç është filmi, “Father Mother Sister Brother”, i Jim Jarmusch, do të jenë pjesë e Tirana International Film Festival, që nis mbrëmjen e të dielës në kinema “Millennium” në Tiranë. Edicioni i 23-të i festivalit do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator dhe veç shfaqjes së filmave, pjesë e tij janë edhe disa aktivitete.

“Shfaqja e “Father Mother Sister Brother” është një ekskluzivitet që TIFF ka këtë mundësi për ta sjellë është pothuajse premierë europiane menjëherë mbas premierës botërore në në Venecia. Do të ketë dy shfaqje, pra është hapja me ftesa për miqtë dhe dashamirësit dhe të ftuarit tanë dhe në datë 23 do jetë për publikun me bileta. Programi tjetër i rëndësishëm që meriton vëmendje mediatike dhe jo vetëm është programi ‘Në Fokus’, një tribut për Rúnar Rúnarsson.”, – thotë mes të tjerash Agron Domi, drejtor i TIFF-it.

Në natën përmbyllëse të festivalit, do të shfaqet premiera e filmit të restauruar “Liri a vdekje” prodhim kinematografik i vitit 1978. Ndërkohë, filmi më i mirë i shkurtër në TIFF kualifikohet për çmimet “Oscars 2025”, si dhe për “European Film Awards 2024”. Këtë vit kinematë dhe hapësirat për filmat dhe aktivitetet në festival janë: Kinema Millennium; Qendra e Artit Agimi; Kino Piramida; Vila 31 x Art Explora ; Librari Babel; Open Air Tirana./E.T