Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj katalanasve të Espanyol në “Santiago Bernabeu”, duke marrë fitoren e pestë radhazi në La Liga.
Për Los Blancos shënuan Eder Militao dhe Kylian Mbappe. Real Madrid ka 15 pikë, ndjekur nga Barcelona me 10 (një ndeshje më pak).
Në Gjermani, ndërkohë, Bayern fitoi 1-4 me Hoffenheim. Për bavarezët shënoi tri herë i përhershmi Harry Kane. Tripleta e tij është e 10-ta me fanellën e Bayern. m.p.