Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës, raportohen 3 viktima

Të paktën 3 viktima dhe mbi 30 të plagosur. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Ukrainë pas sulmeve me raketa nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se Rusia ka shënjestruar qëllimisht insfrastrukturën civile me qëllim frikësimin e popullit ukrainas.

BBC transmeton se forcat ajrore ukrainase bëjnë me dije se Moska ka lëshuar 619 dronë dhe raketa, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka përdorur “armë precize” për të goditur objektiva ushtarako-industriale.