Tom Homan, ish-drejtues i përkohshëm i Immigration and Customs Enforcement dhe më pas i emëruar si “car i kufirit” nga Presidenti Trump, ishte objekt i një hetimi të FBI-së në shtator 2024, pasi u regjistrua duke pranuar një qese me 50 mijë dollarë nga agjentë të fshehtë që e prezantonin veten si biznesmenë.
Siç shkruan The Times, hetimi nisi nga shërbimet sekrete teksa Homan dyshohej për ryshfet dhe krime të tjera, pasi pranoi paratë dhe u duk se kishte rënë dakord të ndihmonte agjentët për të siguruar kontrata qeveritare nëse Trump do të fitonte një tjetër mandat presidencial.
Megjithatë, pasi Trump mori detyrën, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë mbyllën çështjen, duke argumentuar se prova nuk ishte e mjaftueshme për të mbështetur akuza për ryshfet, mashtrim apo komplot, dhe se Homan nuk mbante një detyrë zyrtare në kohën e takimit.
Zyrtarët e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë konfirmuan se hetimi ishte rishikuar plotësisht dhe nuk u gjet asnjë provë të besueshme për shkelje penale.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, e quajti çështjen “hetim politik” dhe theksoi se Homan nuk kishte marrë vendime për kontrata dhe vazhdon të shërbejë me përkushtim ndaj publikut, nën administratën Trump.
Homan ka shërbyer më parë si drejtues i përkohshëm i ICE dhe është aktiv si analist në Fox News, si dhe themelues i organizatës Border911 Foundation, e cila fokusohet në sigurinë kufitare dhe çështjet e emigracionit./kb