Arbëreshët “kthehen” në Krujë/ Tërhiqen nga historia dhe kultura shqiptare

Të huajt në Shqipëri, jo vetëm për turizëm detar, por, gjithnjë e më shumë po zgjon interes turizmi kulturor.

Historia e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriotit” e ka kthyer qytetin e Krujës në destinacionin më të preferuar të huajve, por, jo vetëm.

Të rinjtë arbëreshë që vizitojnë për herë të parë vendin tonë, tregojnë përjetimet e kthimit në atdhe.

Kruja renditet ndër qytetet më të vizituara të vendit, për shkak të monumenteve të shumta kulturore, si muzeu kombëtar, apo pazari karakteristik i qytetit.

Numri i vizitorëve në dy muzetë ka tejkaluar shifrën e 160 mijë, së bashku me vizitorët e zonave të tjera si parku Kombetar Qaf Shtame, Krojn e Ballabanecit shkon mbi 1.3 milionë vizitor./e.t