Shehi ‘kritika’ opozitës: Sherri për komisionet, i kotë. Opozita të ushtrojë detyrën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një  intervistë televizive ‘kritikoi’ sjelljen e opozitës për debatet në seancën e parë plenare, ndërsa shtoi se duhet të përqendrohet te puna.

“Si një ish-deputet, deputet i vjetër, për këtë luftën që bëjnë, them se është normale. Opozita duhet të respektohet. Këto komisionet e sajuara, për t’i bërë qefin këtij apo atij….Duhet të ushtrojë opozita detyrën e saj në komisione, pasi qeverinë e ka maxhoranca. Ndërkohë, sherri dhe debati në Kuvend është i kot, pasi i bën qefin qeverisë. Do ishte mirë që ky program të lexohej. Kjo punë nuk po tërheq qytetarët. Këta e fillojnë me këmbën e mbrapsht. Se Rama atë punë do.”, tha, mes të tjerash, Shehi./e.t