“Topi i Artë 2025”/ Publikohet renditja e 10 vendeve të fundit, ja kush mbetet jashtë

Këtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas.

Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat.

Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj. Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar.

RENDITJA:

16- Vinicius Jr.

17- Robert Lewandowski

18- Scott McTominay

19- Joao Neves

20- Lautaro Martinez

21- Serhou Guirassy

22- Alexis Mac Allister

23- Jude Bellingham

24- Fabian Ruiz

25- Denzel Dumfries

26- Erling Haaland

27- Declan Rice

28- Virgil Van Dijk

29- Florian Wirtz

30- Michael Olise/e.t