Kush është Annalena Baerbock, Presidentja e re e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Asambleja vjetore e Përgjithshme e OKB-së sapo është hapur nga Presidentja e saj e re, Annalena Baerbock.

Sipas mediave të huaja, roli i Presidentit të Asamblesë ndërrohet çdo 12 muaj midis pesë grupeve gjeografike të OKB-së dhe zakonisht mbahet nga diplomatë kombëtarë dhe ish-ministra.

Presidentja aktuale Baerbock, ish-ministrre e jashtme gjermane, është potencialisht zgjedhja më e spikatur ndër vite.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e zgjodhi atë me shumicë dërrmuese votash këtë verë, në një votim të fshehtë.

Rrethanat e nominimit të saj për këtë rol shkaktuan zemërim në vendin e saj të lindjes, pasi doli që Baerbock e kishte nxjerrë jashtë loje kandidaten fillestare Helga Schmid, kur u bë e qartë se ajo do ta humbiste postin e saj si ministre e jashtme.

Kjo erdhi pasi partia e Baerbock-ut, të Gjelbrit Gjermanë, pati rezultate zhgënjyese në zgjedhjet kombëtare të vendit në shkurt, duke shkaktuar daljen e tyre nga qeveria./E.T