Mesazhi “viral” i Laura Pausini drejtuar futbollistit, pse nuk donte të dilte?

Një koment i thjeshtë i Laura Pausini ndezi rrjetet sociale. Pas golit të Lorenzo Pellegrini në derbin Lazio–Roma, këngëtarja e famshme italiane shkroi “Bentornato Lorenzo!”. Po pse Pausini, një tifoze e deklaruar e Milanit, festoi golin e Romës? Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ajo sqaroi keqkuptimet:

“Po, unë jam një tifoze e vërtetë e Milanit dhe zemra ime është kuqezi. Sidoqoftë, e kam një afeksion edhe për Romën, për disa arsye. Burri im, Paolo Carta, dhe vajza Paola janë tifozë të flaktë të Romës. Idhulli im sportiv ka qenë gjithmonë Carlo Ancelotti, i lidhur si me Milanin, ashtu edhe me Romën. Për 20 vite kam jetuar mes romanistëve në shtëpi, ndaj kam nisur ta ndjek nga afër ekipin verdhekuq”.

Pausini thotë se ka krijuar një lidhje të veçantë me historinë e Pellegrini, një talent italian që sipas saj duhet mbrojtur. Madje, për ditëlindjen e vajzës, Paola mori fanella dhuratë nga Saelemaekers dhe Pisilli. m.p.