“Bayern më i mirë në histori ishte ai i vitit 2020”

Sipas legjendës së Bayern dhe bosit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge, skuadra më e mirë që ai ka parë ndonjëherë është Bayern i vitit 2020.

“Skuadra e 2020 ishte spektakolare, e fuqishme, e plotë. Neuer në portë, Alaba në mbrojtje, Thiago në mesfushë dhe Lewandowski në sulm… Ky po që ishte një bosht i qëndrueshëm. Kur ke këtë bosht, pjesa tjetër e skuadrës duhet thjesht të përshtatet”, ka deklaruar Rummenigge së fundmi.

“Nuk do të jemi Hoffenheim i Europës, siç tha Uli Hoeness. Rivalët do të tremben kur të ndeshen me ne”. m.p.