Sadiq Khan e quajti Donald Trump “racist, seksist, mizogjin dhe islamofob” pasi Presidenti amerikan, duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kritikoi kryebashkiakun “e tmerrshëm” të Londrës, duke pretenduar se kryeqyteti britanik po lëvizte drejt zbatimit të ligjit të Sharias.
Londra është qyteti më i madh në botë, më i sigurt se qytetet e mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ne jemi të kënaqur të mirëpresim numrin rekord të qytetarëve amerikanë që lëvizin këtu.
Khan, i cituar nga Guardian, duke iu referuar fjalimit të Trump, theksoi numrin rekord të vizitorëve dhe investitorëve amerikanë që zgjedhin Londrën.
“Që nga fillimi i regjistrimeve, ka pasur vetëm një periudhë kur më shumë amerikanë kanë ardhur në Londër. Duhet të ketë një arsye për këtë. Nëse shikoni një sërë kriteresh, ne jemi shpesh qyteti numër një në botë për kulturën, investimet e huaja, sportet dhe aftësinë e njerëzve për të realizuar potencialin e tyre. Ne jemi qyteti më i madh në botë dhe jam vërtet krenar për këtë”, tha kryebashkiaku i Londrës i cili është djali i emigrantëve pakistanezë. /kb