Në vitet e fundit forma e tij ka qenë e jashtëzakonshme duke u kthyer në një pikë të fortë për Arsenalin, William Saliba ka vendosur që karrierën ta vijojë në Londër.
Interesimi i Realit të Madridit nuk ia vlejtur, pasi futbollisti nuk do të largohet drejt Bernabeut ashtu siç ishte raportuar, por do të firmosë kontratën e re me topçinjtë. Në media u përfol se verën e ardhshme, 24-vjeçari do të vihej nën urdhrat e trajnerit Xavi Alonso, por çështja tani ka marrë një tjetër rrjedhë.
Eksperti i merkatos, gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se palët kanë arritur akordin, pra futbollisti dhe drejtuesit e Arsenal, për të rinovuar kontratën edhe për 5 sezone, konkretisht deri në vitin 2030, duke i dhënë fund shpresave për një kalim në Madrid. Kontrata e tij do të përmirësohet ndjeshëm, pasi thuhet se do të ketë një pagë të ngjashme me sulmuesin Bukayo Saka, që është më i paguari, rreth 300 mijë paundë në javë.
Në korrik, Saliba u pyet rreth të ardhmes dhe një rinovimi të mundshëm dhe u përgjigj: Po, shpresojmë — sigurisht që nuk ka asgjë tani, por ka një bisedë të mirë me agjentin tim dhe klubin. Nuk vonoi shumë dhe konfirmimi erdhi, me lojtarin që do të mbetet pjesë e goonersave. m.p.