Trajneri i del në mbrojtje Armando Brojës: “Ai ka nevojë për…”

Burnley pati një paraqitje zhgënjyese në Kupën e Anglisë ku u eliminua nga Cardiff City. Armando Broja luajti si titullar, por pa lënë gjurmë.

Pas ndeshjes, foli trajneri Parker. Ky i fundit ofroi mbështetje për sulmuesin e Kombëtares duke i dhënë kohë, ndryshe nga pjesa tjetër që po nxitohet për të gjykuar.

“Shiko, mendoj se Amando thjesht ka nevojë për pak punë në këtë moment. Në të vërtetë, ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë për atë se ku ndodhet Amando në këtë moment.

Ka nevojë për punë, jam dakord. Mendoj se patjetër pamë një version më të mirë të tij. Por gjithashtu mund të shihet që ai ndoshta thjesht ka nevojë për minuta në këmbët e tij. Ka nevojë për më shumë stërvitje. Duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit, padyshim. Thjesht duhet të kujdesemi për të dhe duhet t’i japim punë serioze gjithashtu”, u shpreh trajneri. m.p.