Gjermania ka ngritur alarmin për rritjen e kërcënimeve që paraqesin aktivitetet hapësinore ruse, duke paralajmëruar se Moska po përdor satelitë për të monitoruar ata që përdoren nga ushtria gjermane dhe nga shtete të tjera.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, deklaroi se dy satelitë mbikëqyrës rusë, Luch Olymp, po gjurmojnë satelitët Intelsat, të cilët përdoren gjithashtu nga disa qeveri të tjera.
Pistorius gjithashtu theksoi se është e nevojshme të fillohen bisedime mbi zhvillimin e aftësive sulmuese në hapësirë, si një faktor pengues duke thënë se Rusia dhe Kina kanë “zgjeruar me shpejtësi aftësitë e tyre për luftë në hapësirë gjatë viteve të fundit”.
“Ata mund të prishin operacionet e satelitëve, të verbojnë satelitët, t’i manipulojnë ose t’i shkatërrojnë kinetikisht”, tha ai në një konferencë të industrisë hapësinore në Berlin ditën e djeshme. m.p.