Guardiola: Ju tregoj mbrojtësin më të mirë në histori

Kyle Walker, sipas Pep Guardiolës, është një nga më të mirët në histori në rolin e tij.

Trajneri i Manchester City ka folur me siguri të plotë dhe e ka mbrojtur mendimin e tij me argumente.

“Sipas meje, Walker mund të konsiderohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të të gjitha kohërave. Ka qenë i qëndrueshëm, rrallë ka pësuar dëmtime dhe ka qenë lojtar kyç në dhomat e zhveshjes, me shumë impakt dhe lidership”.

“Në nëntë sezone, ai ka fituar 6 tituj Premier League, 1 Champions League, gjithsej 18 trofe”, ka deklaruar Pep.