Liverpool i jep 14,5 milionë paundë familjes së Diogo Jota, rroga e tij pas vdekjes

Liverpool ka nderuar të ndjerin Diogo Jota, duke i dhënë familjes së tij të gjithë shumën e mbetur të kontratës, prej 14.5 milionë paundësh, pas vdekjes së tij tragjike.

Portugezi, i cili ndodhej në kulmin e karrierës, humbi jetën në një aksident në korrik, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Ai la pas bashkëshorten, Rute Cardoso, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. m.p.