Alternativa kundër PS për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë duket se do të jetë një grua, e cila bashkon të gjithë opozitën. Edlira Çepani pritet të garojë kundër Ogerta Manastirliut.
Cili është lajmi themelor i kësaj ideje, që askush nuk po guxon ta thotë? Duket sikur po krijohet opozita e re, pa Sali Berishën që nuk e do askush dhe pa kupolën dështake me emra si Flamur Noka, Edi Paloka, Fatmir Mediu, Tritan Shehu, etj.
Nëse bashkohen të gjithë të rinjtë në një skuadër, ka garë. Mund të mos fitojnë, por Tirana ka nevojë për garë të fortë!