Kërcënimi është real, ndërsa rreziku për përjashtimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet që zhvillon UEFA mbetet në fuqi. Gjithsesi, vendimi nuk është aspak i lehtë dhe nuk do të merret shpejt.
Ashtu siç zbuloi “The Times”, qeveria europiane e futbollit po vlerëson ndëshkimin e Izraelit për luftën në Gaza, ndërsa ka mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të saj.
Por UEFA ndodhet mes dy presineve shumë të fortë.
Nga njëra anë është Katari, një sponsor me shumë peshë në qeverinë europiane të futbollit dhe i prezantuar nga njerëz me shumë influencë si Naser Al Khelaifi, president i Paris SG dhe mbi të gjitha i Ligës së Klubeve Europiane. Ata udhëheqin kërkesën për përjashtimin e Izraelit, madje e cilësojnë këtë lëvizje shumë të vonuar duke iu referuar edhe precedentëve, i fundit me Rusinë.
Por qeveria europiane e futbollit nuk do ta marrë këtë vendim pa mbështetjen e dy organizatave të tjera të mëdha sportive botërore si FIFA dhe KomitetiOlimpik Ndërkombëtar.
Nëse FIFA është munduar të qëndrojë larg këtij debate, CIO ka thënë zyrtarisht se ajo që po ndodh në Gaza nuk është genocid.
Po ashtu, një lobim të fortë në FIFA për të mos përjashtuar Izraelin po bën edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Ai përdor influencën dhe raportet me presidentin e FIFA, Gianni Infantino në momentin e tyre kulmor pas organizimit të Botërorit të Klubeve në SHBA.
Përjashtimi nga UEFA do të thotë që Izraeli të mos ketë mundësi të kualifikohet për në finalet e “Botërorit 2026”, që do të zhvillohet përveçëse në Meksikë e Kanada edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./e.t