Trump: Tarifa 100% për produktet farmaceutike të që nuk kanë fabrikën e prodhimit në SHBA

Duke filluar nga 1 tetori, ne do të vendosim tarifa 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç nëse një kompani po ndërton fabrikën e vet të prodhimit farmaceutik në Amerikë.

Një njoftim i tillë u bë nga Presidenti amerikan Donald Trump në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth, duke specifikuar se ndërtimi do të përcaktohet si një kantier ndërtimi në fazën e fillimit ose ndërtimit.

Sipas tij, nuk do të ketë tarifa për këto produkte farmaceutike nëse ndërtimi ka filluar./e.t