Vetëm 17 vjeç, debuton djali i portierit legjendar italian

Ishte një mbrëmje magjike për Louis Buffon, në qytetin ku babai i tij, Gianluigi Buffon, shkroi historinë.

Djali i portierit legjendar italian debutoi në Kupën e Italisë për Pizën, duke hyrë në lojë në minutën e 68-të të ndeshjes së raundit të 1/16 kundër Torinos, pikërisht në qytetin ku babai i tij shkëlqeu me Juventusin.

Alberto Gilardino e futi lojtarin e lindur në vitin 2007 (Louis do të mbushë 18 vjeç më 28 dhjetor) në vend të Vuralit, me ekipin e mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Cuadrados dhe rezultatit 1-0 për Torinon./e.t