Në ‘Selman Stërmasi’ Tirana mori një tjetër zhgënjim. Bardheblutë pësuan disfatën e 3 në 5 javë kampionat, teksa nëndetësja e Ilir Dajës i mposhti me rezultatin 1-2. Pjesa e dytë e ndeshjes u luajt në një shi të rrëmbyeshëm, por që nuk e pengoi zhvillimin e lojës.
Në Ballsh Partizani e nisi duke marrë avantazhin, por në fund u përmbys 3-1 nga Bylisi. Për kryeqytetasit kjo ishte disfata e tretë radhazi, që ka vënë në dyshim serioz shkarkimin e trajnerit Milinkovic. m.p.