Java e pestë e Kategorisë së Parë u mbyll pasditen e sotme.
Skënderbeu mundi Laçin 1-0 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë. Pogradeci fitoi 3-1 në fushën e Kukësit, ndërsa Iliria mposhti AF Luftëtarin 2-1.
Kastrioti – Burreli dhe Besa – Lushnja u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen Korabi – Apolonia nuk u shënua asnjë gol dhe sfida përfundoi 0-0.
Rezultatet e javës së pestë:
Kukësi 1-3 Pogradeci
AF Luftëtari 1-2 Iliria
Kastrioti 1-1 Burreli
Korabi 0-0 Apolonia
Besa 1-1 Lushnja
Skënderbeu 1-0 Laçi