Liverpool pëson humbjen e parë, Chelsea për turp, City goleadë!

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e gjashtë të Premier League.

Në “Etihad”, Man. City është rikthyer te fitorja, pasi mposhti 5-1 Burnley. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Esteve, ndërsa barazimi i miqve do të vinte në minutën e 38-të me Jaidon Anthony, i cili barazoi shifrat pas një aksioni të bukur të finalizuar me sukses. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, “Qytetarët” gjetën golin dhe dy herë të tjera, ku një prej tyre ishte sërish autogol.

Në minutën e 60-të, Matheus Nunes shënon për shifrat 2-1, pas asistit me kokë të Erling Haaland. Në minutën e 65-të, mbrojtëis francez Maxime Esteve sërish i pafat, pas një dylftimi me Oscar Bobb, dërgon topin në portën e tij. Armando Broja futet në fushë 10 minutat e fundit, por pa arritur të bëjë gjë. Haaland shënon dy gola në minutat e fundit, duke vulosur fitoren 5-1.

Chelsea ka zhgënjyer duke u mundur 1-3 në “Stamford Bridge” ndaj Brighton. “Blutë” gjetën golin të parët në minutën e 24-të, pas një kombinimi fantastik, Caicedo-Estevao-Enzo Fernandez. Caicedo jep një pasim të mrekullueshëm për brazilianin Estevao, i cili kroson në zonë dhe Enzo Fernandez e kishte shumë të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për londinezët.

Në fillim të pjesës së dytë, Chelsea mbetet me 10 lojtarë, pasi Trevoh Chalobah u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. Danny Welbeck barazon shifrat me kokë në minutën e 77-të, pas asistit të Minteh. Në minutën e dytë shtesë, Maxim De Cuyper shënon me kokë duke kaluar Brighton në avantazh. Në minutën e fundit shtesë, Danny Welbeck shënon golin e tretë pas asistit të Brajan Gruda, i cilipërfitoi nga një humbje qesharake e topit nga mbrojtja e “Bluve”. Chelsea turpërohet keq, Brighton fiton përfundimisht 1-3.

Lexo edhe :  Rummenigge rrëfen karrierën: Pengu i madh me Interin...

Pas fitores në “Community Shield”, Crystal Palace bëhet makthi i Liverpool dhe i mund të kuqtë sërish brenda pak kohësh. Pas 5 fitoreve rresht, Liverpool është ndalur për herë të parë në këtë sezon në Premier League, duke provuar edhe humbjen e parë. Kampioni në fuqi i Premier League është mundur 2-1 nga Crystal Palace. Vendasit gjetën avantazhin pas 8 minutash lojë me Ismaila Sarr, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës së krijuar në zonë.

Liverpool barazoi shifrat në minutën e 87-të, me Federico Chiesa i futur në fushë në pjesën e dytë. Vendasi nuk u dorëzuan, Edward Nketiah shënon golin e fitores së madhe të Crystal Palace në minutën e 90+7. m.p.