Nikoll Lesi zbulon truket e Ramës për të mposhtur opozitën

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi ka kritikuar qeverinë dhe opozitën, duke vënë në pah pazaret politike mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Lesi u shpreh se Qeveria “4” është kryesisht politike dhe vazhdimësi e qeverive të mëparshme, duke pasur pothuajse të njëjtët ministra. Ai shtoi se opozita ka rënë në kurthin e Ramës, i cili, sipas tij, ka qenë mjeshtër në këtë taktizim

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që, kur flet kryeministri, opozita ta ndërpresë. Opozita ka të drejtë ta dëgjonte një herë, më pas ta ‘sakatonte’. Ai e parandjeu dhe tha; do e kaloj në votim”, tha ai.

Lesi gjithashtu komentoi ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke aluduar se këto hapa janë pjesë e një marrëveshjeje të mundshme mes Ramës dhe Berishës.

“Ndryshimet kushtetuese që paraqiti Rama duhej një debat i madh. Por pas 6 muajsh apo 1 viti, ai do e ndryshojë Kushtetutën në bashkëpunim me Berishën. Kodi zgjedhor u ndryshua në bashkëpunim të Bylykbashit dhe të Gjiknurit. Ata thanë se nuk do të shkonin në zgjedhje dhe pastaj bënë zgjedhje. Ata do të bashkëpunojnë të dy“, u shpreh Lesi Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24.

Lesi kritikoi gjithashtu opozitën për sjelljen e saj në Kuvend, duke sugjeruar se kjo ka lehtësuar kalimin e programit qeverisës pa debat, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur në 25 vitet e fundit./E.S