Termi i ri i “Paqes Fiskale”, i ngjashëm me amnistinë tatimore, synon të lehtësojë barrën e mijëra bizneseve që kanë marrë gjoba ose kanë krijuar borxhe ndaj shtetit gjatë viteve të kaluara.
Sipas projektligjit, detyrimet më të vjetra se 10 vjet, praktikisht ato të krijuara deri në vitin 2016 – do të fshihen plotësisht. Kjo përfshin 355 milionë euro borxhe, të cilat do t’i çlirojnë bizneset nga statusi debitor.
Përfituesit e dytë janë ata me borxhe deri në 5-vjeçare, për të cilët parashikohet fshirja e gjobave dhe kamatave, por detyrimi kryesor tatimor duhet të paguhet. Borxhi në këtë kategori arrin në 62,9 miliardë lekë ose rreth 630 milionë euro, përfshirë kamatëvonesat.
Subjektet me borxhe 5-10 vjeçare do të kenë mundësi për ulje të pjesshme të gjobave dhe kamatave: pagesa e detyrimit tatimor në një këst ofron zbritje 50%, ndërsa pagesa në këste të shumta sjell ulje 25%. Borxhet e kësaj kategorie arrijnë në 72,7 miliardë lekë ose 727 milionë euro.
“Paqja Fiskale” synon të krijojë një lehtësim të menjëhershëm për bizneset, duke inkurajuar pagesën e borxheve të papaguara dhe duke rikuperuar mjete të rëndësishme për ekonominë./E.S