Barcelona ka dalë fituese në sfidën e javës së shtatë të La Ligës, duke mposhtur Real Sociedad me përmbysje 2-1 në “Olímpic Lluís Companys”.
Miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të, kur Alvaro Odriozola shënoi pas një asisti të Ander Barrenetxea. Megjithatë, katalanasit reaguan shpejt dhe barazuan para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43-të, me një goditje të fuqishme me kokë nga Jules Kounde pas harkimit të Marcus Rashford.
Në pjesën e dytë, heroi i Barcelonës ishte Robert Lewandowski, i cili në minutën e 59-të devijoi me kokë një asist të talentit Lamine Yamal, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.
Në vazhdim të ndeshjes, katalanasit administruan mirë avantazhin dhe i rezistuan presionit të Sociedad, duke siguruar një fitore me peshë.
Me këtë triumf, Barcelona ngjitet në vendin e parë të tabelës me 19 pikë, një më shumë se rivali i përjetshëm Real Madrid. m.p.