Deputetja e re e PS-së/ Zegjine Çaushi: “Opozita të rikthehet në normalitet”

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, mbajti fjalën e saj të parë në Parlament, duke iu drejtuar opozitës me kërkesën për rikthim në normalitet dhe vijim të seancës sipas rendit të caktuar.

Çaushi u shpreh se është e papranueshme që në seanca të përdoret një gjuhë ofenduese dhe theksoi se në seancën e fundit, opozita nuk diskutoi mbi procesverbalin, por u mor me ofendime personale.

Në fjalimin e saj, deputetja nuk la pa ironizuar Gazment Bardhin, duke thënë: “Gazi nuk është se atë sjellje ka Gazi, dhe ju të tjerë si Gazi do të përfundoni”. Kjo ka rikthyer vëmendjen e të pranishmëve mbi tonin e ashpër të debatit parlamentar./E.S