Shira të rrëmbyeshëm goditën Valencian të dielën dhe të hënën , vetëm 11 muaj pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga stuhia Dana në rajon – në tetor 2024.
Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve La Razon, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, Valencia tashmë po përballet me katastrofat e para, pasi gryka e La Saleta në Aldea është përmbytur , ndërsa energjia elektrike është ndërprerë në provincën e Tarragonës .
Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut , shkollat në Valencia dhe Katalonjë janë pezulluar , ndërsa oraret e trenave janë ndërprerë, trafiku rrugor është ndërprerë dhe shumë fluturime janë anuluar.
Në të njëjtën kohë, autoritetet kanë vendosur zona të caktuara të gadishullit lindor të Spanjës në alarm të kuq dhe kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
➡️ La gran cantidad de agua provoca daños en algunos vehículos en Molina de Segura
🔴 Más información en https://t.co/2CbRduE2E5 pic.twitter.com/8drl5DJxtI
— La 7 (@la7tele) September 29, 2025
Sipas El Pais, shiu ishte aq i rrëmbyeshëm saqë të dielën në mbrëmje Departamenti i Zjarrfikësve u thirr për të shpëtuar dhjetëra njerëz nga automjetet e tyre. Në të njëjtën kohë, video që tregojnë automjete që rrëmbehen nga ujërat po qarkullojnë në internet.
“Orët më të vështira ndoshta do të vijnë këtë pasdite”, tha sot kryebashkiakja e Valencias, María José Català.
Në Tarragona, reshjet arritën në 246 litra për metër katror dhe në zona të tjera të Valencias, janë regjistruar më shumë se 220 litra reshje – siç ishte rasti karakteristik në qytetin e Gandias ./e.t