Shtëpia e Bardhë publikon 20 pika për paqen në Gaza

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një dokument zyrtar ku Presidenti Donald Trump paraqet një iniciativë të re të quajtur “Plani Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza”.

Plani, i cili përmban 20 pika kryesore, nis me propozimin që Gaza të shndërrohet në një “zonë të çradikalizuar dhe të lirë nga terrorizmi”, duke theksuar se territori nuk duhet të përbëjë kërcënim për fqinjët.

Detaje të tjera mbi përmbajtjen e planit pritet të bëhen publike gjatë konferencës për shtyp që Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar për më vonë gjatë ditës.