30 shtator 1965 – Grushti i shtetit, vitet e errëta të Indonezisë nën gjeneralin Suharto

Një nga spastrimet më të përgjakshme të shekullit XX do të trondiste Indonezinë pas grushtit të shtetit të 30 shtatorit 1965. Brenda pak muajsh, mbi 600.000 qytetarë, kryesisht të majtë politikë dhe anëtarë të Partisë Komuniste të Indonezisë, u arrestuan, u gjykuan në procese farsë dhe më pas u ekzekutuan. Ushtria, nën drejtimin e gjeneralit Suharto, shndërroi vendin në një skenë të frikshme dhune, ku fshatra të tëra u përfshinë në masakra dhe popullsia civile u nxit të merrte pjesë në eliminimet masive.

Dhuna përfshiu të gjithë vendin: nga Java në Bali, fshatra të tëra u përfshinë në vrasje masive ku shpesh popullsia lokale u nxit ose u detyrua të merrte pjesë.

Fushata u justifikua si “pastrim” ndaj një komploti komunist, por në fakt u kthye në një terror shtetëror të organizuar, ku çdo dyshim politik barazohej me dënimin me vdekje. Shumë studiues e cilësojnë këtë periudhë si gjenocid, ndërsa për Indonezinë mbetet ende një plagë e hapur historike.

Suharto, që u shfaq si “shpëtimtari” i kombit nga rreziku komunist, konsolidoi pushtetin e tij dhe në vitin 1967 u shpall president. Ai mbajti kontrollin absolut mbi Indonezinë për më shumë se tri dekada, duke ngritur një regjim autoritar të njohur si “Rendi i Ri”. Vetëm në fund të viteve ’90, i përballur me krizë ekonomike, protesta masive dhe presion ndërkombëtar, ai u detyrua të dorëhiqej, duke mbyllur një epokë të gjatë të dhunës dhe frikës që kishte nisur në vitin 1965.

Përgatiti: L.Veizi