Situata e dëmtimeve në Kombëtaren Shqiptare po ndikohet rëndë ndërsa afrohet ndeshja e Kupës së Botës kundër Serbisë, më 11 tetor. Një ditë pas shqetësimeve të raportuara për Arbër Hoxhën në Kroaci, vijnë lajme të tjera negative për dy lojtarë të tjerë.
Ardian Ismajli u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes Parma-Torino në Serinë A. Mbrojtësi i qendrës shkaktoi fillimisht një penallti, të cilën sulmuesi i Parmës, Pelegrino, e shndërroi në gol. Më pas, Ismajli vazhdoi të luante deri afër fundit, por ndjeu shqetësime fizike dhe u zëvendësua. Analizat mjekësore priten për të përcaktuar gjendjen e tij.
Julian Shehu ishte lojtari tjetër që u detyrua të largohej në pushimin e ndeshjes së kampionatit polak mes Vidzev Loxh dhe Rakovit të Çestohovës. Sipas faqes zyrtare të klubit, trajneri Çubak bëri zëvendësimin për shkak të dhimbjeve të ndjera nga Shehu. Ende shpresohet që kjo të ketë qenë një masë parandaluese dhe jo një dëmtim serioz.
Kombëtarja shqiptare ka humbur më parë edhe Marash Kumbullën, i cili u dëmtua në La Ligën e Spanjës duke luajtur për Majorkën, dhe pritet të jetë e vështirë të jetë gati për ndeshjen me Serbinë.