Afganistani u përball me një ndërprerje të gjerë të internetit të martën, pasi talebanët në pushtet u zotuan të ndërpresin aksesin në të si pjesë e një goditjeje ndaj “aktiviteteve imorale”, duke shkaktuar frikën e izolimit të mëtejshëm për miliona njerëz që jetojnë nën sundimin e tyre gjithnjë e më të ashpër.
Organizata mbikëqyrëse e internetit Netblocks tha se shumë rrjete në Afganistan ishin shkëputur dhe se shërbimet telefonike ishin prekur gjithashtu, duke rezultuar në atë që e quajti një “ndërprerje totale të internetit” në kombin me 43 milionë banorë.
Afganët jashtë vendit thanë për CNN-së se nuk ishin në gjendje të kontaktonin anëtarët e familjes brenda vendit dhe mëngjesin e sotëm sipas të dhënave të aeroportit treguan se disa fluturime hyrëse për në Kabul u anuluan./e.t