Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë dhe atë valutore gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.
Sipas raportit, injektimi mesatar ditor ra në 26.93 miliardë lekë, krahasuar me 27.80 miliardë lekë në tremujorin e parë. Në një krahasim me sjelljen sezonale, mungesa e likuiditetit ka rënë me rreth 62%, nga 43.67 miliardë lekë në 26.93 miliardë lekë.
Për shkak të zhvillimit të euros, Banka e Shqipërisë bleu valutë me vlerë 7.13 miliardë lekë, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar. Raporti paralajmëron se ndikimi i blerjeve të përqendruara në dy javët e fundit do të reflektohet në tremujorin e tretë.
Sa i përket operacioneve strukturore, portofoli i Bankës së Shqipërisë u mbajt i pandryshuar në 59.57 miliardë lekë, niveli më i ulët që nga viti 2019. Sipas raportit, në terma relativë ndaj borxhit publik në monedhën kombëtare, madhësia e portofolit është nën 8%, krahasuar me rreth 25% në fillim të viteve 2000.