Video- “Je ti një tigër letre?”/ Trump thumbon përsëri Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se lufta në Ukrainë është “më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore”, por beson se ekziston një rrugëdalje për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur para komandantëve ushtarakë në Quantico, ai tha se Putin dhe Zelensky duhet të takohen privatisht për një zgjidhje. Trump ironizoi Putinin, duke thënë se lufta që ka zgjatur katër vjet “duhej të kishte mbaruar për një javë” dhe e quajti atë “tigër letre”.

Në fjalim, ai foli edhe për Gazën, ku sipas tij përpjekjet për paqe mbeten sfiduese, ndërsa konflikti vijon i ashpër.