Befasi nga Vllaznia! Transferon lojtarin me vlerë 300 mijë euro

Jasmin Celikoviç pritet të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Kuqeblutë nuk kursehen për përforcimin e ekipit as në tetor, ndërsa në Shkodër raportojnë se qendërmbrojtësi nga Bosnja ndodhet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” duke disktutuar detajet e kontratës.

Celikoviç është pa ekip prej muajit gusht, për këtë edhe mund të transferohet pa problem. Vlera e tij në “transfermarkt” është 300 mijë euro, që do e bëjë edhe futbollistin më të vlerësuar për qendrën e mbrojtjes së kuqebluve.

26-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Koper në Slloveni. Pasi e nisi karrierën në Kroaci, luajti edhe në Bosnjë, Sllovaki, Greqi dhe Rusi.

Celikoviç po ashtu ka luajtur me grupmoshën U-21 të Bosnjës. Vllaznia blindohet kështu, ndërsa objektiv për këtë sezon ka vetëm titullin.