Mbylljet e qeverisë në SHBA po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, me mandatin e parë presidencial të Donald Trump që shënoi tre raste të tilla. Kjo përfshiu mbylljen më të gjatë në historinë amerikane, e cila zgjati 35 ditë.
Para Trump-it, ishte Bill Clinton ai që mbante rekordin e mëparshëm, me një mbyllje prej 21 ditësh në vitin 1995, kur ishte drejt fundit të mandatit të tij të parë si president. Republikanët kishin marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit në mes të mandatit të parë të Clinton-it dhe kërkonin të miratonin një buxhet që, ndër të tjera, kufizonte shpenzimet për mjekësinë “Medicare”.
Po ashtu, Barack Obama u përball me një mbyllje 16-ditore në vitin 2013, për shkak të legjislacionit për kujdesin shëndetësor që propozoi në atë kohë.
Ronald Reagan pati më shumë mbyllje gjatë presidencës së tij, me tetë të tilla të regjistruara gjatë dy mandateve të tij në vitet 1980. Megjithatë, të gjitha ishin relativisht të shkurtra, pasi ndërprerja më e gjatë e financimit zgjati vetëm tre ditë.

Sa mund të kushtojë mbyllja e qeverisë?
Mbyllja e qeverisë federale do të thotë që qindra mijëra punonjës federalë do të jenë të pezulluar nga puna përkohësisht ndërsa të tjerët që konsiderohen si të domosdoshëm do të duhet të vazhdojnë të paraqiten në punë, megjithëse shumë prej tyre nuk do të paguhen deri sa të përfundojë kjo bllokadë./kb