Lajm i keq për Kombëtaren. Mediat italiane bëjnë me dije se Ardian Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave rreth një muaj për shkak dëmtimi dhe kjo do të thotë që do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë.
Mbrojtësi i kuqezinjve la fushën e lojës i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundjavës që Torino luajti ndaj Parmës.
Priten rezultatet e vizitave mjekësore për Ismajlin, por e sigurt është që me Torinon nuk do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve.
Tashmë, trajneri Sylvinho duhet të gjejë një alternativë tjetër, pasi edhe Marash Kumbulla u dëmtua me Majorkën dhe nuk do të jetë i gatshëm as ai ndaj Serbisë. m.p.