Britania në alarm/ Starmer thërret mbledhjen Cobra

Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar pas sulmit të sotëm në Mançester, duke e cilësuar atë një ngjarje “të tmerrshme”.

Starmer theksoi se fakti që sulmi ndodhi në ditën e Yom Kippur, më e shenjta në kalendarin hebraik, e bën situatën edhe më të rëndë.

“Jam i tmerruar nga ky sulm. Falënderoj shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre. Mendimet e mia janë me të dashurit e të gjithë atyre që janë prekur”, – shkroi ai në një postim në X.

Kreu i qeverisë britanike është kthyer menjëherë nga Samiti i Sigurisë në Kopenhagë për të kryesuar mbledhjen e komitetit të emergjencave Cobra në Londër.