Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar një situatë të pazakontë duke përfshirë Shqipërinë dhe Azerbajxhanin në një lapsus të përsëritur në mediat ndërkombëtare, duke pretenduar se ka ndihmuar në arritjen e paqes mes dy vendeve.
Ditën e sotme, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian, Kryeministri Edi Rama u pyet nga mediat botërore mbi këtë situatë.
Me humor, Rama deklaroi: “Tashmë Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar paqen”.
Ndërkohë, një video e re ka përfshirë rrjetet sociale, ku Rama shfaqet në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Në video, Rama i drejtohet Macron me këto fjalë:
Rama: Duhet të kërkosh falje!
Macron: Përse?
Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!