Kandidati për Tiranën, Artjola Tabaku: Alimehmeti i duhuri, por kemi një qasje tjetër

Përfaqësuesja e PD-së Artjola Tabaku, ka deklaruar se do të preferonte Ilir Alimehmeti në garën për Bashkinë Tiranë, por tani është qasja që kandidati i opozitës të jetë mbi palët.

“Nisur nga protestat para Bashkisë Tiranë, unë mendoj që kandidati i opozitës, duhet të jetë nga ata që sot janë Këshilltarët Bashkiak të PD-së në Tiranë. Unë e orientoj mendimin tim tek doktor Ilir Alimehmeti. Ai nuk është tërhequr, por qasja është tani që kandidati  të jetë mbi palët, për mua sjell vetëm risi të mira, pasi kemi një kundërshtarë të përbashkët që është Rama”, tha

Ndërsa më tej Tabaku tha se PD nuk mund t’i bojkotojë zgjedhjet, pasi e ka detyrim statutor pjesëmarrjen.

“Statuti i PD-së i ndryshuar në vitin 2022, ndalon bojkotin e zgjedhjeve, pra partia Demokratike nuk i bojkoton zgjedhjet dhe nuk djeg mandatet në Parlament. Ndërsa sa i përket këtyre zgjedhjeve, do jetë vendimi i forumeve të PD-së dhe tryezës së përbashkët me partitë e tjera opozitare, sesi do veprohet me zgjedhjet”, tha Tabaku./e.t