Në n ë emision televiziv ishte e ftuar anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Adriana Kalaja e cila, diskutoi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Ajo tha se tre emrat e përfolur si kandidatë për Bashkinë e Tiranës, janë një flluskë për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga skandalet.
Kalaja shprehu edhe kënaqësinë për lajmet që lidhen me hetimin e Erion Veliajt, por u tregua e zhgënjyer nga mënyra si po trajtohet gara për Tiranën.
Kalaja deklaroi se është vet ofruar veten për kandidaturë dhe ka pasur një takim me kreun e PD Sali Berishën.
“Në raport me tre emrat është një flluskë që është hedhur në opinionin publik për të hequr vëmendjen nga skandalet. Ky lajmi që Veliaj ngeli në burg më knaq pafund për betejen që kam bërë, ndërsa shkarkimi i tij aspak. Emrat janë propozuar nga zv kryeministri dhe janë emra që i kanë shërbyer pushtetit. Ermal Hasimja është propozuar nga partia “Mundësia” , ndërsa Haçkaj ishte një emër surprizë. Humbja e Partisë demokratike erdhi për shkak të kodit zgjedhor. Partia “Mundësia u akuzua për bashkëpunim me Ramën. Kandidati opozitës për Tiranën , është një gjithpërfshirse false. Unë jam ofruar dhe kam shkuar te zoti Berisha dhe i kam thënë që isha e gatshme të kandidoja dhe më tha se vendimi do të diskutohet me strukturat. Grupi negociator nuk ka rënë dakord për asnjë emër.Tre emrat e përfolur si kandidatë, janë të lidhur me Soros. Humbja e PD erdhi për shkak të kodit zgjedhor. Belinda Balluku nuk më do , as Edi Rama. Prej kohësh kam kërkuar të bëhet analiza e PD./e.t