Lajm i keq për Juventusin, dëmtimi e lë mbrojtësin 2 muaj jashtë fushave

Sikur të mos mjaftonin dy pikët e lëna në ndeshjen me Villarreal-in në Champions League (2-2), Juventusi merr një tjetër lajm të keq.

Mbrojtësi Juan Cabal do të mungojë për rreth dy muaj pas dëmtimit që pësoi mbrëmë në kofshën e djathtë.

Sot ai bëri testevet diagnostikuese në J Medical dhe klubi njoftoi për një dëmtim në muskulin biceps femoris.

Cabal shënoi golin vendimtar në barazimin 1-1 ndaj Atalantës javën e kaluar, por ky dëmtim do t’ia ndërpresë pak hovin e nisjes së sezonit. m.p.