Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv, ku foli për zgjedhjet e pjesshme lokale. Këlliçi tha se në Shqipëri, mazhoranca ka shkallmuar çdo standard të zgjedhjeve.
Demokrati e quajti dekretin për këto zgjedhje antikushtetues, ndërsa sa i përket një bojkoti u shpreh se PD i ka parë njëherë pasojat e tij.
Këlliçi deklaroi se, Sali Berisha do të thërrasë forumet më të larta të partisë brenda 2 apo 3 ditëve.
Sa u përket emrave të opozitës që janë lakuar ditët e fundit si kandidatë të mundshëm, Këlliçi deklaroi se është një mekanizëm i mazhorancës për të hequr vëmendjen nga farsa.
“Ne vijojmë ende ta trajtojmë situatën sikur jemi në një vend normal dhe kemi një shtet të së drejtës. Në këtë situatë na ka sjellë kjo mazhorancë. Kemi të shkallmuar çdo standard të zgjedhjeve. Ka dy qasje shumë të forta për këtë situatë. Të gjithë biem dakord që është një veprim antikushtetues.
Jemi përballë një pyetje shumë të madhe, çfarë do të bëjë PD në këtë situatë. Bojkoti është një situatë që e kemi parë, kemi parë pasojat e tij. Është rast i paprecedentë, që ta trajtojmë me një precedent të mëparshëm për të kuptuar pasojat.
Berisha do të thërrasë brenda 2 apo 3 ditëve forumet më të larta të Partisë Demokratike. Vëmendja te emrat e oozitës është një mekanizëm i mazhorancës për të hequr vëmendjen nga farsa. Do të futemi në një betejë që dihet se ku është e destinuar për të shkuar”, tha Këlliçi./e.t