Orban: Evropa ka 400 mln banorë, pse të kemi frikë nga Rusia?

Gjatë një momenti të pazakontë në një konferencë shtypi, ndërsa presidenti polak Donald Tusk po fliste me gazetarë polakë, njëri prej tyre i bëri një pyetje në anglisht kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili po qëndronte aty pranë me gazetarë hungarezë.

I inkurajuar edhe nga Tusk, Orban iu afrua grupit dhe u pyet: “Kush përbën kërcënimin kryesor për Evropën?”

“Rreziku i vërtetë? Stagnimi ekonomik dhe humbja e konkurrueshmërisë”, – u përgjigj Orban.

Kur gazetari e pyeti: “Jo Rusia?”, kryeministri hungarez tha:

“Ne jemi më të fortë se Rusia. Ne kemi më shumë se 400 milionë banorë, Rusia është rreth 130 milionë. PBB-ja e Evropës është shumë më e madhe se e Rusisë. 27 vendet anëtare shpenzojnë së bashku më shumë për ushtri sesa rusët. Atëherë pse të kemi frikë? Ne jemi më të fortë se ata.”