Java e gjashtë e Kategorisë Superiore do të zhvillohet e ndarë në tre ditë, duke filluar këtë të premte me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana, një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit shqiptar.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas një nisjeje jo të qëndrueshme të sezonit, por historia dhe rivaliteti i derbit e bëjnë ndeshjen të veçantë. Takimi do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, ndërsa tifozët mund të blejnë biletat online në eBileta.al, në pikat fizike pranë stadiumit “Selman Stërmasi” ose ditën e ndeshjes pranë stadiumit “Air Albania”.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera të javës së gjashtë. Dinamo City – Flamurtari do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 15:30, ndërsa në “Loro Boriçi” do të zhvillohet sfida direkte për kreun e tabelës, Vllaznia – AF Elbasani. AF Elbasani kryeson kampionatin deri tani, por kuqeblutë janë vetëm një pikë larg.
Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.
Kalendari i javës së 6-të – Kategoria Superiore:
E premte, 3 tetor
Partizani – Tirana, 19:00
E shtunë, 4 tetor
Dinamo City – Flamurtari, 15:30
Vllaznia – AF Elbasani, 19:00
E diel, 5 tetor
Vora – Egnatia, 14:00
Teuta – Bylis, 17:00
Java e gjashtë pritet të sjellë emocione të forta dhe rivalitete të vjetra, ndërsa tifozët shqiptarë mezi presin të ndjekin ndeshjet vendimtare për renditjen në kampionat.