Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar përparimin e vendit në procesin e negociatave.
“Po përparojmë për të punuar me tenderat publikë. Ne nuk po presim për BE, po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve të mos presin më, të na përqafojnë dhe të na mirëpresin,” tha Rama, duke theksuar se vendi ka bërë hapa konkretë në reformën e administratës dhe transparencën e prokurimeve publike.
Ai theksoi gjithashtu sfidat e sigurisë kibernetike: “Kemi qenë objekt të sulmeve kibernetike, por sot kemi mbrojtjen më të fortë në Europë. Ende vijojmë të jemi objekt i sulmeve kibernetike të BE-së.”
Rama shtoi se Shqipëria mund të mësojë shumë nga Bashkimi Evropian, sidomos për përmirësimin e konvergjencës dhe sigurimin e stabilitetit: “Ka shumë mësime ku mund t’i mësojmë nga BE. Për të rritur një konvergjencë për të arritur sigurimin. Ajo që është më e rëndësishme nuk është vetëm të përforcohet aspekti ushtarak, por të ketë një plan paqeje europian.”
Ai përfundoi duke nënvizuar se sa më shumë të ecet drejt këtij qëllimi, aq më e sigurt do të jetë pozita e Shqipërisë në rajon dhe në marrëdhënie me partnerët europianë: “Sa më shumë të ecim në këtë drejtim, aq më mirë do të jetë sepse të tjerët po shfaqen më të fuqishëm.”