Shpina e babait ishte bërë si karige
“Mamaja më kërkoi një nder, të laja babanë! Lahet vetë, më tha, por luan me ujin dhe një herë e kthen nga i nxehti dhe një herë nga i ftohti. Vetëm kaq! Mos e lër të digjet!
Unë hyra përpara në banjo dhe i rregullova ujin! M’u duk normal, por babai, sa e ndjeu në lëkurë, bërtiti se ishte i nxehtë! Ia lëviza levën nga i ftohti dhe mua prapë m’u duk normal, por babai tha se ishte i ftohtë! E gjetëm me pak mundim temperaturën që duhej!
Ai më kërkoi t’i shkumoja kurrizin! Unë fillova t’i fërkoj kurrizin dhe ndjeva sytë të më lotojnë! Kurrizi ishte kthyer në një karrige. Karrigia ime e rehatshme e jetës. Një ditë nuk e mbaj mend të padjersitur! Barra e jetës ia kishte bërë ashtu.
Babai, me sytë me shkumë, i kënaqur nga uji i ngrohtë dhe ledhatimi që po i bëja kurrizit, filloi të thotë gjëagjëzën e parë që mbaj mend të na thoshte dikur. E kështu, kuptova pasurinë kur babai të kërkon t’i lash kurrizin”.
Ilir Kadia, 19 gusht 2015