Spektakël në horizont: McGregor do të luftojë në Shtëpinë e Bardhë

Luftëtari irlandez Conor McGregor ka konfirmuar se do të rikthehet në kafaz, në një ngjarje të jashtëzakonshme të UFC-së që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë.

Vetë McGregor e ka bërë publike këtë përmes një interviste me prezantuesin e Fox News, Sean Hannity.

“Është rënë dakord, është nënshkruar dhe është dorëzuar”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja është zyrtare.

I pyetur për aprovimin e presidentit të UFC-së, Dana White, ai u përgjigj se bisedimet po vazhdojnë.

“Unë dhe Dana jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme së bashku. Jam luftëtari me fitimet më të mëdha në historinë e UFC-së. Jam gati – sillni fytyrën e madhe!”, deklaroi McGregor me stilin e tij karakteristik.

Si kundërshtar i mundshëm përmendet sërish veterani Michael Chandler, përballja me të cilin ishte planifikuar vitin e kaluar por dështoi.

 Trupm dhe McGregor

McGregor nuk ka luftuar që nga viti 2021, kur pësoi një dëmtim të rëndë duke thyer këmbën në duelin ndaj Dustin Poirier. Rikthimi i tij pritet të sjellë një nga ngjarjet më të përfolura në historinë e UFC-së. /E.T