Zgjedhjet e pjesshme, PD në garë/ Spahiu: Vendimi varet nga mesazhi i SHBA

Juristi dhe ish-deputeti Kreshnik Spahiu deklaroi se Partia Demokratike nuk ka ndërmend të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme lokale, duke theksuar se vendimi i partisë do të varet nga një eventual mesazh i administratës amerikane.

“Harrojeni se do të jenë zgjedhjet vetëm me PS. Sa kohë po kalon mbrëmja dhe s’ka një prononcim kundër dekretit të presidentit, harrojeni. E vetmja shpresë e PD është ndonjë mesazh nga administrata amerikane që mund të ndërhyjë pro tyre. Nëse amerikanët i pranojnë zgjedhjet, harrojeni se PD mund të shkojë drejt bojkotit,” tha Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi se kandidati i PD-së do të zgjidhet dhe shpallet nga Sali Berisha, duke shtuar se vendimi do të bëhet publik në një konferencë për shtyp.

Deklarata e Spahiut vjen pas vendimit të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme, që ka ngritur debate në radhët e opozitës për mundësinë e pjesëmarrjes apo bojkotit./E.S